Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur publikisht në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj Top Channel.
I ftuar në emisionin “Zona Zero” me gazetar thimi Samarxhi, Veliaj deklaroi se ky sulm nuk ëhstë një incident i parëndësishëm, apo një “cicmic”, por në momentin që dikush ëhstë i gatshëm të djegë një makinë që kushton më shumë se 6 shifra euro, do të thotë se dikush në nivele të larta është i shqetësuar.
“E thashë dhe dje gjatë ditës dhe gjatë mundësisë që kisha për të prezantuar kandidatët, që gjëja më e rëndësishme është të jemi solidarë me njëri-tjetrin në një ditë të rëndë jo vetëm për Top Channel, por për mënyrën se si funksion jeta publike në Shqipëri. Dhe kam përshtypjen se i madh dhe i vogël, nga Presidenti, kryetarja e Kuvendit, Kryeministrit, Kryetari i bashkisë deri te çdo qytetar i thjeshtë që ka lidhur kujtimet e tij me Shqipërinë, me fjalën e lirë me Top Channel, jo vetëm për pjesën e argëtimit por edhe për pjesën e informimit dhe debateve të mëdhaja. Top Channel është si një pjesëtar i familjes së çdo shqiptari. Është televizioni i parë i hapur që solli ato grimcat e para të perëndimit, dhe sot një nga projektet më avangarde të Shqipërisë. Ndaj një goditje ndaj Top Channel është një goditje ndaj çdo qytetari shqiptar. Por sidomos këtu në tiranë, ku Topi ka selinë dhe punon çdo gazetar. Ndaj ndihem vërtet i keqardhur por dhe i motivuar për të kërkuar drejtësi dhe për të inkurajuar çdo prokuror që të merren me një çështje vërtet serioze që nuk është një shantazh apo bullizëm rutinë, jo se ato duhen lejuar por ku goditet një televizion kombëtar, natyrisht vëmendja duhet të jetë më e madhe. Qartazi kjo nuk është një konflikt, apo cicmic, një incident i parëndësishëm. Kur dikush është i gatshëm të djegë një makinë që kushton më shumë se 6 shifra euro, dmth që dikush në nivele të larta, nuk ka rëndësi në cilën fushë, është i shqetësuar.
Kështu që gjithë shoqëria duhet të shqetësohet që ti shkohet deri në fund kësaj çështjeje.
Mesazhi për ju është kokën lart, keni mbështetjen, dashurinë dhe solidaritetin e të gjithë nga veriu në jug dhe nga çdo krah, sepse Top Channel është sot një institucion, interes kombëtar që duhet mbrojtur pavarësisht se nuk mund të na pëlqejë se si kritikon etj. Duhet mbrojtur dhe mbështetur sidomos në këto ditë të vështira.”- tha Veliaj.