Një 34-vjeçar italian, i identifikuar nga mediat greke si Mirko Indino ra në prangat e policisë mbrëmjen e 12 prillit. Italiani u arrestuar pasi në mjetin e tij tip Fiat 500, iu gjetën 2 kilogramë marijuanë.

Indino ka deklaruar sot se drogën e kishte blerë po atë ditë në Brindisi, nga një shqiptar i paidentifikuar. Italiani ka marrë drogën, pasi ka paguar 2 mijë euro.

Indino ishte ndalur në flagrancë nga Policia, ndërsa droga iu gjet e fshehur poshtë sediljes. Ndaj Indinos kanë nisur hetimet për të mësuar se ku e kishte blerë drogën dhe ku do të përfundonte,