
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi për një shtim të ndjeshëm të rasteve me Covid, me plot 136 të infektuar në të gjithë vendin.
Dy raste të reja me koronavirus janë shënuar së fundmi në Librazhd. Bëhet me dije se pozitiv janë konfirmuar një çift i sapokthyer nga Gjermania.
Menjëherë pas kësaj i është marrë tamponi edhe familjarëve që kanë patur kontakte me çiftin.
Ndryshe nga të infektuarit e parë, çifti dyshohet se ka qenë në kontakt me një numër të lartë personash.
Në 24 orët e fundit humbën jetën 6 persona nga Coronavirus.

