Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e sotme në Komisionin e Ekonomisë, ku po diskutohej projekti i Portit të Durrësit.
Deputeti socialist, Erion Braçe teksa fliste për këtë marrëveshje pohoi se për këtë çështje s’ka asgjë për t’u fshehur, ndërsa u kap me Edmond Spahon nga PD, i cili ka ndërhyrë gjatë fjalës së tij duke folur pa mikrofon.
Braçe shkoi deri aty sa i tha Spahos. “Ik pirdhu!”. Nga ana tjetër deputeti i PD-së i kërkoi të tërheqë fjalët mbrapsht.
Braçe: Këtu nuk ka asgjë për të fshehur, sa kohë që këtu kanë ardhur…Fole ti, a të flas unë. Ka mundësi të dëgjosh po deshe, të lutem mos më ndërhy. Sa kohë që këtu kanë ardhur ligj marrëveshje për Marinën, marrëveshje zhvillimi, plan financiar fizibiliteti, koordinata, marrëveshje kuadër për jahtet, plan biznesi, masterplan e të tjera me radhë dhe nëse ka dhe të tjera unë do ju lutesha të vijnë të gjitha, pikërisht për këtë arsye mendoj se nuk ka asgjë për të fshehur.
(Spaho flet pa mikrofon)
Braçe: Ik e pirdhu…(mbyll mikrofonin me forcë)
Spaho: Tërhiqi fjalët!