Klodjan Skënderaj, avokati i dy prej të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit i kërkon gjykatës Antikorrupsion që të respektojë parimin ‘e gjësë së gjykuar’.

Duke këmbëngulur se Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallia janë hetuar dhe më herët nga akuza e Elbasanit dhe dosja është pushuar, mbrojtja e çiftit  kujton shembullin e ndjekur nga e njëjta gjykatë për shtetasin Robert Shabai dhe të ndjerin Enver Sheshi.

Të dy ata në gjyqin mbi inceneratorin e Fierit i kishin kërkuar togave të zeza lirimin mbasi ishin gjykuar më herët  dhe nuk mund të ri gjykoheshin dy herë.

Por kërkesa e të dyshuarve  u pa e drejtë vetëm mbasi njëri prej tyre ndërroi jetë. Pasi qëndroi disa muaj në paraburgim për Shabanin gjyqtarja paraprake deklaroi  se çështja duhej pushuar dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Duke kujtuar provat, avokati këmbëngul për Top Channel se ekspertiza tregon rrethana krejt të ndryshme nga versioni i SPAK.

Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallia, administratorë të dy kompanive edhe ato nën akuzë, sipas Interpolit që iu përgjigj gjykatës Antikorrupsion gjenden në Austri. Kurse adresa e të kërkuarit tjetër Klodian Zoto nuk është zbuluar ende nga Interpol.