Deputetja e Partisë Socialiste, njëkohësisht anëtare e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Ermonela Felaj foli sot në “Breaking” në Top News për çështjen e impianteve.
Sipas saj, ajo që opozita e ka quajtur “afera e shekullit”, nuk ka aspak të bëjë me diçka të tillë, por me ofrimin e shërbimit të pastrimit të qyteteve.
Felaj tha se shqiptarët nuk do vuajnë më aspak nga helmatimet e mbetjeve dhe se situata nga 2013 ka ndryshuar 4-cipërisht.
“Situata ka ndryshuar si nata me ditën nga ajo që kishim në 2013. Më ka shqetësuar opozita me arrogancën që ka treguar mbi ligjin.
Shqiptarët nuk do të vuajnë më nga helmatimet e mbetjeve. Opozita kërkon ta bëjë gënjeshtrën sa më të madhe.
Gënjeshtra mund ta ketë pak rrugën më të gjatë, por jo gënjeshtari. Shqiptarët nuk i kanë harruar malet e shkrumbuara nga plehrat. Të gjitha mbetjet depozitohen në impiante, që opozita i konsideron fantazma,” tha ai.