Ish-ministrja e Financave Anila Denaj ka përfunduar dëshminë  e saj në SPAK teksa u pyet lidhur me çështjen e sterilizimit.

Në një komunikim të shkurtër me gazetarët, Denaj nuk dha shumë detaje, ndërkohë theksoi se është pyetur në lidhje me informacion për periudhën ku ka qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave.

“Isha për informacion që kam dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave që ky koncension ka qenë në diskutim”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.