Banesa e shefit të Sektorit të Krimeve në policinë e Shkodrës, Pëllumb Shpatit, u sulmua ditën e sotme nga një shpërthim tritoli.
Në lidhje me ngjarjen ka folur dhe babai i Shpatit, i cili ka thënë se shpërthimi ishte i fuqishëm, dhe në atë moment në shtëpi i shin 17 persona.
“Ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit. Ishim të gjithë në gjumë. Ishte shpërthim i fuqishëm. Mendoj se ka ardhur për shkak të detyrës të djalit. Probleme me kënd nuk kemi patur. I kërkoj shtetit qe te bëjë detyrën dhe ta zbardhë. Kemi qenë 17 vetë brenda shtëpisë, 3 familje nga kati i parë në të tretin”, deklaroi Gjergj Shpati, babai i shefit të Krimeve Shkodër.