Ish-drejtori i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha është marrë sot si i pandehur nga Prokuroria e Durrësit.

Fusha është nën akuzë për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa fillimisht hetimet u kryen në SPAK dhe më pas dosja u transferua  në prokurorinë e Durrësit për kompetencë.

Petrit Fusha, ishte emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ka drejtuar për 5 vjet Prokurorinë e Përgjithshme. Ai u shkarkua në 28 dhjetor 2017 nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe në vend të tij u emërua Dritan Rreshkja.