
Ditën e djeshme në në rrugën ‘Iseo’ në komunën Erbusco, u regjistrua një aksident tragjik. Një makinë ku po udhëtonin dy shqiptarë u përplas me një furgon që drejtohej nga një 61 vjeçar.
Ky i fundit shpëtoi pa lëndime, por shqiptarët të dy vëllezër, njëri u nis me urgjencë në spital, teksa tjetri mbeti viktimë.
I ndjeri është identifikuar si Rasim Muka dhe kishte shkuar në Itali si mysafir tek vëllai që mbeti i plagosur në aksident.
Pas ngjarjes tragjike, po heton rrethanat e aksidentit.