Kryeministi Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku ka zhvilluar dhe një takim me homologun e tij, Rishi sunak.
Në thelb të bisedimeve mes tyre ishin qasja e qeverisë britanike kundrejt shqiptarëve dhe sulmet e vazhdueshme të mediave, duke i cilësuar emigrantët nga vendi ynë si kriminelë. Megjithatë, sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, e gjitha kjo vizitë ishte një “show publik.
I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ai deklaroi se kjo vizitë u organizua për të afruar votues krah Sunak, i cili kërkon mbështetje.
“Kjo ishte vetëm një show publik. I shërben Sunak për të rritur elektoratin e vet, madje mendoj se tema për emigrantët shqiptarë nuk është diskutuar fare. Britania nuk do ndryshojë qëndrim ndaj shqiptarëve, besoj do vazhdojë njësoj me rregullat e ashpra.”- deklaroi ai.