Një 45-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Mësohet se ai ishte i dënuar me 7 vjet burg dhe 30 mijë euro gjobë nën  akuzë për trafik heroine dhe marihuane, shkruajnë mediat italiane. Trafiku ka ndodhur në periudhën e fillimit të viteve 2000, midis Marche dhe rajoneve të tjera qendrore-veriore, në veçanti Lombardisë.

Shqiptari ishte pjesë e një bande të strukturuar kriminale të dedikuar për trafikun e drogës dhe simulimin e vjedhjeve të makinave për të mashtruar kompanitë e sigurimit.

45-vjeçari ishte kthyer në Shqipëri, duke përfituar nga një periudhë lirie pa kufizime. Me të mbërritur në shtëpi, duke përfituar nga rregullat shqiptare, kishte vazhduar me rinovimin e dokumenteve të identitetit të vlefshëm edhe për jashtë vendit, me të dhënat personale të modifikuara pjesërisht për t’iu shmangur kapjes. 45-vjeçari ishte martuar, teksa ishte në pritje të kthimit të paligjshëm në Itali.