Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i kryer ditën e djeshme në Shkozet të Durrësit, ndaj Aldi Mustafës.
Mësohet se policia ka marrë në pyetje 8 persona, të cilët ishin dëshmitarë të shpërthimit të ndodhur në automjetin e Mustafës. Nga ana tjetër, grupi hetimor ka zbuluar se shpërthimi ka qenë i komanduar nga distanca.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, teksa Mustafa ndodhej brenda automjetit të tij kur ai shpërtheu pasi një sasi tritoli ishte vendosur në të. Fatmirësiht ai shpëtoi pa lëndime.
Aldi Mustafa është një emër i njohur për policinë në botën e krimit, teksa ai njihet dhe si miku i Aleksandër Lahos, ose ndryshe Rrumin e Shijakut.
Gjithashtu ai ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë, teksa në vitin 2021, Aldi Mustafa u arrestua nga Policia së bashku me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se do të kryenin një vrasje.