I ftuar në “Shqipëria Live”, nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, foli në lidhje me gjyqin që po mbahet momentalisht në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK të akuzuar për krimet e luftës.

Ai tha se frika e tij më e madhe është që gjykimi të ndikohet nga politika në gjykatën e Hagës.

“Ne i dëgjuam aktakuzat, ne jemi dëshmitarë se kush ishte agresori dhe kush viktima. Tani për fat të keq janë ndërruar rolet. Në vend që të hetohet e gjykohet një shtet që vrau e plaçkiti shtetin tonë, por po përpiqet të hidhet një “re e zezë” në Kosovë.

Në Kosovë nuk ka pas vrasje të orkestruara, apo të ditura nga ata qe po gjykohen në Hagë. Jakup Krasniqi është mirë edhe fizikisht edhe mendërisht.

Frika më e madhe e imja është që politika të përfshihet në gjykim”, tha nipi i Jakup Krasniqit.