Më poshtë është foto e vëllezërve Muhamet dhe Ibrahim Lici, të cilët aktualisht ndodhen në Turqi. Në foton në fjalë, në sfond ata kanë urën e Bosforit. Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, në një deklarate për mediat nga Turqia Ibrahim Lici hodhi poshtë lajmin se e kanë arrestuar.
Lici deklaroi se në fakt është i lirë dhe hodhi po ashtu poshtë dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafës duke deklaruar se kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike vërtetojnë, sipas tij, se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes.
“Jam i lire. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen per te cilen akuzohem per vrasjen e Endri Mustafes, kam dorezuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vertetojne qe une kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi. Kjo eshte e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Une pres vendimin e gjykates per te zbardhur ngjarjen dhe per te çuar perpara drejtesise autoret e vertete. Edhe per vrasjen e vellezerve Bilali nuk kam qene asnjehere nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kerkim nga policia, pra ne kerkim policor si person per t’u marre ne pyetje vetem se nuk jam gjetur ne banese. Nuk kam patur asnjehere konflikt me vellezerit Bilali. Shume e çuditshme te kerkohet ekstradimi im ne nje kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policise te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse une jam i lire dhe ne pritje ne drejtesise. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojne qarte jeten e lire qe bej ne shtetin turk.”
Kujtojmë se më herët gjatë këtij muaji u raportua se Ibrahimi Lici u arrestua në Turqi ndërsa figuron në listën e Interpol Tiranës me disa akuza të rënda. Sipas raportimeve, arrestimi u bë nga autoritetet turke në 19 tetor te këtij viti, ndërsa rezulton se ishte larguar në Turqi që në 24 korrik të vitit të kaluar.