Një shtetas shqiptar i cili u kap duke rritur kanabis me vlerë deri në 848,000 paund është dënuar me 22 muaj burg në Britaninë e Madhe.

Në momentin që policia hyri në shtëpinë e tij, shqiptari Arnold Hazizi iku në çati dhe hodhi dy telefona celularë që përmbanin mesazhe që e lidhnin atë me rritjen e kanabisit në rrugën Windsor, Rhyl.

Shqiptari u arrestua më 15 dhjetor të vitit të kaluar pasi policia ushtroi kontroll në banesën e tij në Windsor, Rhyl. Oficerët hynë me forcë dhe gjetën disa masa sigurie në shtëpi, duke përfshirë një derë të përforcuar, grila çeliku dhe një alarm.

Hazizi, i cili ishte i vetmi person brenda, tentoi të arratisej. Ai u ngjit përmes paneleve të çatisë në çatinë e sheshtë të një fqinji, duke i hedhur dy celularët. Një person i tretë i cili ishte përgjegjës në ambientet e banimit u arrestua.

Pjesa tjetër e ndërtesës Conrad ishte shndërruar në një fabrikë të madhe kanabisi, me 1010 bimë. Kishte 738 fidanë, 136 bimë të pjekura dhe 136 bimë të korrura.

Kur u arrestua, Hazizi i tha policisë se kishte punuar në fermën e tij familjare në Shqipëri, por kishte hyrë në borxhe. Ai kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për punë.

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar një ditë para bastisjes së policisë në ndërtesën Conrad Hazizi pretendoi se atij iu kërkua të bënte një “punë pastrimi dy-ditore në Rhyl për 500 £”. Hazizi tha para gjykatësve se ai nuk i ujiti bimët e kanabisit ndërsa ishte në Rhyl. Megjithatë, më vonë ai pranoi se në fakt i ishin dhënë udhëzime për të prerë bimët.

Të dhënat në telefon dëshmuan se ai kishte qenë në kontakt me një burrë të quajtur Nino për t’u kujdesur për bimët dhe madje e këshilloi Nino se si të kujdesej për bimët e tij të kanabisit. Mes tyre kishte 1000 mesazhe. Provat treguan gjithashtu se Hazizi kishte qenë në Sainsbury’s në Rhyl më 7 dhjetor. Në të vërtetë, Hazizi kishte udhëtuar nga Manchester në Sheffield dhe Doncaster në South Yorkshire përpara se të vinte në Rhyl.

Më tej shqiptari tha se ishte në telashe me “njerëz të rrezikshëm” në Shqipëri dhe se ishte borxhli ndaj tyre. Ai ka një grua, një fëmijë dhe prindërit në Shqipëri. Ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në janar 2022.