Mediat italiane kanë zbardhur mesazhet që Davide Pecoreli ka shkëmbyer me miqtë e tij, pak kohë para se të zhdukej. Pecorelli ka komunikuar me mikun e tij, Fabrizio Paladino, të cilit i dërgoi një mesazh në datën 4 janar 2021.

“Sot rikthehem në Vlorë, të enjten kthehem në Tiranë, jam kthyer për të mbyllur disa kontrata. Është e vërtetë kontratat janë të 30, 40 e 70 mijë euro. E thënë në italisht duhet të të besojnë para se të vendosin”, thuhet në mesazhet e Pecorellit.

Sipas të njohurve të Pecorellit, biznesmeni italian po investonte në Shqipëri në biznesin e makinave me lazer për qendrat e bukurisë, që kishin një çmim relativisht të shtrenjtë. Kjo bën që kontaktet që ai ka pasur në vendin tonë të jenë të shumta, duke e vështirësuar punën e hetuesve.