DURRËS- Ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme drejtuesja në Kadastrën e Durrësit.

Bëhet me dije se Rajmonda Dashi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës Durrës, teksa ende  nuk dihen arsyet.

Nga ana tjetër Përkohësisht drejtuese e kadastrës së qytetit bregdetar do të jetë zv.drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Risena Xhaja.

Kjo e fundit do të mbaj këtë post deri në kryerjen e procedurave të konkurimit për postin e drejtuesit të të Kadastrës në Durrës dhe gjetjen e një drejtuesi tjetër./Gazeta Shqip