Kryeministri Edi Rama ka surpizuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale teksa ëhstë shfaqur me një arush panda në dorë. Foton e shkrepur në Japoni, ku zhvilloi së fundmi një vizitë, e ka hedhur në profilin e tij në Instagram, por përshtypje bën përshkrimi që i ka vendosur.
Rama shkruan se arushi panda ‘thotë’ se ji gjithçka është bardhezi, por nuk e përcakton se për çfarë e ka fjalën konkretisht.
“Panda thotë jo gjithçka është bardhezi,”– shkruan Rama.
Dosja për të cilën po akuzohet së fundmi kreu i qeverisë është ajo që ka zbuluar takimet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili është marrë nën akuzë për korrupsion.