Ambasadorja amerikane Yuri kim ka inkurajuar he një herë gjyqtarët dhe prokurorët për të vijuar punën për Reformën në Drejtësi.

Në fjalën e saj në konferencën për “Konsolidimin e KLGJ dhe të Gjykatës së Lartë”, diplomatja e lartë amerikane tha se tashmë nuk është koha për tu çlodhur, por duhet të zgjidhen sa më parë çështjet e pazgjidhura.

“Kemi patur këtu ushtarakë amerikanë këtu, kush do e mendonte këtë vite më parë, apo në 1997. Enver Hoxha po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Kjo është ajo që ne duam për ju si SHBA, ndaj besojmë në reformën në drejtësi, e di që ndonjëherë nuk ju pëlqen, do kishit dashur që ndonjëherë të ishim të heshtur. Por ne duam që ju të jeni partnerët tanë, të fuqishëm, të pasur. Vendet e tjera të shohin dhe të thonë ‘uau ja dolën mbanë’, gjetën shtigjet dhe ja dolën edhe pse vend i vogël. Ky është momenti, nuk është koha për tu ç’lodhur dhe pushuar.

Tani është koha për të thënë ne do ecim përpara sepse brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanëve, i kanë sytë te ju. Le të përveshim mëngët dhe t’i zgjidhim çështjet e prapambetura. Le të vihen në vend gjyqtarët, vendimet nuk duhet të na mbajnë në vendnumëro, nuk mund të shkojmë prapa por duhet të ecim përpara. Dua të falënderoj KLGJ, Gjykatën e lartë, Kushtetuese, si dhe çdo anëtar për punën e bërë”- tha ambasadorja Kim.