Shqipëria ka marrë dozat e para të AstraZeneca, rreth 38 400 vaksina dhe nisi menjëherë aplikimin e tyre. Interesant është fakti që debati ka nisur për këtë vaksinë, pasi shumë shtete si Austria, Islanda, Norvegjia, Danimarka, Irlanda, Italia, Estonia, Lituania, Letonia e Luksemburgu, kanë bllokuar përdorimin e saj.

Këto shtete po gjykojmë efikasitetin e vaksinës, pasi janë parë disa efekte anësore për të dhe vdekja e disa pacientëve në shtete të ndryshme është lidhur pikërisht me këtë vaksinë.

Sot u debatua gjatë në emisionin “Shqipëria Live” ku në një lidhje direkte nga Anglia, ishte mjeku shqiptar, Laidon Shapo, i cili ka bërë vaksinën AstraZeneca.

“Më erdhi radha, nuk është e njëjta lëvizje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, për shumë arsye. E bëra para 6 javësh me efekte minimale anësorë. Ditën e parë pak dhimbje aty ku injektua vaksina dhe ditën e dytë dhimbje muskulor edhe lodhje të përgjithshme dhe u mbyll me kaq”, tha mjeku.

Shapo u shpreh se dozën e dytë do ta bëjë në prill, pasi atje është vendosur që largësia mes dy dozave të jetë 4-12 javë. Sipas tij, vaksina ka ndikuar mirë në trupin e tij.

“Kjo që u bë këtu, nuk është bërë me mua vetëm. Kam kartën e ditës përkatëse kur kam bërë dozën e parë dhe dita tjetër është në prill, fiks 12 javë. EMA është shprehur se benefiten e vaksinës kalojnë rreziqet”, tha në fund mjeku.