Drejtori i Përgjitshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Bledi Gonxhja, ndërsa ka qenë i ftuar sot në “Shqipëria Live”, ka bërë me dije se duke nisur nga ky muaj, shkurt, më saktë nga java tjetër fillon shërbimi RISI i targave të personalizuara.
Ai thotë se do të ndalohen fjalë apo kuptime të caktuara nga pikëpamja etike, ndërkohë do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve.
“Kombinimet e rralla do dalin ne ankand. Po të kesh 3 numra njësoj brenda kombinimit ka një kosto më të lartë. Nga 150-200 mijë lekë të reja do të jetë çmimi për një targe të personalizuar.
Ka një kërkesë shumë të madhe. Duke filluar nga java tjetër, do jetë një website, dhe aty do të regjistrohen të gjitha kombinimet që do duan njerëzit.
Do të ketë dhe ankand, Psh. Një kombinim që më pëlqen mua, por edhe nëse mund t’i pëlqejë një tjetri, këta të dy dalin në ankand.
Nëse do të jenë vetëm 4 karaktere, atëherë do të ketë një ankand.”, është shprehur Gonxhja.