Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e shumë të kërkuarit, Ervis Martinajt.  Policia është në kërkim të autorëve të mundshëm të rrëmbimit dhe zhdukjes së tij, një ndër këto dyshime lidhet edhe me hasmëritë që Ervis Martinaj, kishte krijuar kohë pas kohe.

FAIK MARTINAJ, xhaxhai i Ervis Martinaj

“Unë dyshoj se zhdukja e nipit tim Ervis Martinaj ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Nuredin Dumani. Në këtë histori është edhe Indrit Dokle, i cili mund te ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit”.

Mbështetur në dëshmitë e familjarëve dhe të akuzave që ata ngritën, grupi hetues mori në pyetje edhe Endrit Doklen.

Personi që sikundër del edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit, ka qenë objektiv i shënjestrës së Ervis Martinaj.

Por Dokle, ashtu siç pritej, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen e zhdukjes së Ervis Martinaj.

ENDRIT DOKLE

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj”.