Gazetari Artan Hoxha ka komentuar me detaje skandalin seksual ku i përfshirë ishte ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.
“Vajza nuk është marrë nën mbrojtje dhe është kërcënuar ajo dhe familja e vet. Madje ajo ka tentuar që fëmijën e saj ta nxjerrë jashtë Shqipërisë te të afërm të vet dhe nuk është lejuar. Në këtë vend zakonisht i dobëti masakrohet, jo i forti”, u shpreh Hoxha.
Edhe gazetarja Glidona Daci theksoi se vajzës i është bllokuar pasaporta derisa të përfundojnë hetimet nga Prokuroria e Posaçme.
Videoja intime e Safet Gjicit bëri xhiron e rrjetit më 16 Qershor të këtij viti, ku ai shfaqej në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse. Pak orë më vonë ishte Kryeministri i vendit Edi Rama ai i cili firmosi shkarkimin e Gjicit nga ai post.
Pas publikimit të këtij skandali SPAK ka nisur një hetim penal për Safet Gjicin, ndërkohë dhe vajza e shfaqur në video do të merret në pyetje.