Teoritë e zgjidhjes së paradoksit të Fermit tregojnë disa prej mistereve më të mëdha të qenieve dhe mistereve të pashpjegueshme.

Është kontradikta mes probabilitetit të lartë që diku ekzistojnë civilizime aliene dhe mungesës së kontaktit që kemi me këta alienë të supozuar. Disa prej këtyre teorive ngjajnë të mundshme, të tjerat ngjajnë si skenarë për filma Hollywood-i. 

I ftuar nëpërmjet një lidhjeje “Skype” në emisionin “Shqipëria LIVE” për të folur për këtë temë, ishte iliuzonisti dhe studiuesi i mistikës, Nadir Murra, i cili tregoi se ai zotëron shumë intervista me njerëz që dëshmojnë se kanë pasur kontakte me qenie njerëzore.

Ai shpjegoi se kontakti me këto qenie nuk ëhstë gjithmonë fizik dhe nuk ndodh që gjithmonë të shihen, por në disa raste ëhstë dhe vetëm nëpërmjet energjisë.

“Nuk ka fakte, nuk mund të gjenden faktet. Ne gjatë jetës sonë kemi me mijëra, milion dëshmi për ekzistencën e UFO-ve. Fakte të mirëfillta nuk mund ti kemi. Kemi të dhënat nga lashtësia që ne i quajmë mite.
Ka shumë njerëz, në Itali mund të kem rreth 650 njerëz që vërtetojnë se kanë kontakte me forma të tjera jetë.

Shkencërisht ne nuk mund ta vërtetojmë, por nuk do të thotë se përderisa shkenca nuk e vërteton nuk ekzistojnë. Kemi me miliarda dëshmi, fakte.

 Unë kam një hard-disk, me intervista të këtyre njerëzve që dëshmojnë për këto kontakte. Ka kontakte nëpërmjet energjisë. Pa i parë, psh rasti kur të duket se dikush të bllokon natën. Ka forma jo njerëzore që futen brenda njerëzve për të marrë energji. Sipas një shkencëtari, doktor në urgjencë në itali, rreth 90% e njerëzve të planetit kanë pasur kontakte me forma të tjera jete, po në mënyrë energjetike. Ka gjithmonë një energji që ndodhet aty, dhe ka 23% të njerëzve që kanë pasur dhe kontakt fizik. Por këta nuk mbajnë mend asgjë, sepse këto qenie mund të kenë aftësinë për të bërë që këta njerëz të harrojnë gjithçka.

Kam një video të një studiuesi britanik, është shkencëtar. Ai më ka treguar se ka qenë duke lundruar, kur papritur nga hiçi, u shfaq një trekëndësh në horizont. Nuk e di nga doli më ka shpjeguar ai. Dhe ashtu u zhduk. Ishin 6 njerëz që e kanë parë, nuk ishte vetëm.” –tha ai.