Disa persona janë vendosur nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje.
Bëhet me dije se një prej ketyre perosnave është edhe Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano.
Ai ka publikuar në rrjete sociale momentin kur forcat blu i çmontojnë kamerat që monitoronin lëvizjet e policisë dhe grupeve rivale.
Kleviol Ahmetaj nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi disa muaj më parë u përplas fizikisht me Noizyn në lokalin e reperit në Durrësit teksa ishte në ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë është shumë aktiv në rrjete sociale.
Deri në këtë fazë, Policia e Shtetit ka zhvilluar 8 aksione në 7 qarqe të ndryshme, teksa akoma nuk ka një bilanc të rezultateve në Tiranë, Elbasan, Kukës, Berat dhe Lezhë, të cilat priten me interes të lartë për të kuptuar mbi zonat e survejimit dhe numrit të kamerave që do të sekuestrohen. Në veçanti priten rezultatet për Tiranën dhe Elbasanin, duke parë përqendrimin e disa grupeve kriminale në këto zona. Sipas burimeve nga policia, në kryeqytet janë kryer disa kontrolle, por akoma pa detaje konkrete.
Në qarqet që tashmë ka përfunduar operacioni bie në sy çmontimi i një numri modest të tyre në qytete që konsiderohen me përqendrim të lartë të atentateve me natyrë mafioze si Vlorë dhe Fier, përkatësisht me nga 16 dhe 5 kamera.
Në total, deri në këtë fazë të operacionit “Hijet” janë sekuestruar 185 kamera sigurie, për të cilat po hetohen në gjendje të lirë 24 persona, kryesisht persona me të shkuar kriminale.