Ish-kampioni i botës në UFC, Conor McGregor, ka publikuar së fundmi në rrjetet e tij sociale një fotografi me grupin duke shijuar diellin.

Edhe pse foto është krej normale, ajo që i bëri të gjithëve përshtypje është fakti që i ka bërë tag edhe presidentit Ilir Meta.

Siç duket qartë nga fotografia Presidenti Meta nuk është i pranishëm, por tag-u është bërë mbi fytyrën e njërës prej truprojave të kampionit.

Nuk dihet nëse veprimi i kampionit të botës është i qëllimshëm apo padashje, megjithatë lajmi shpejt është bërë viral duke pushtuar kështu të gjitha mediat online.