Ish-deputeti Myslym Murrizi ndërsa ka qenë i ftuar në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu ka folur në lidhje protestat e opozitës dhe jo vetëm.
“Protesta është një e drejtë kushtetuese e opozitës, që në 8 dhjetor të 1990-tës, sa de facto u krijua opozita. Juridikisht është bërë në 12 dhjetor. Është e drejtë e çdo opozite, sot e PD nesër e kujdo subjekti politik që është në opozitë.
Është e drejtë edhe më e madhe e qytetarëve, nëse këtu do të kishte qytetarë që mos të interesoheshin nëse ky drejtori… që ka shumë mundësi nëse hapet një pyetësor, qytetarët duhet të kenë hall nëse ky a ka marrë para që të fitojë Luizi në Big Brother apo jo.
Këtë hall duhet të kenë, kam frikë. Ka lobu ky me ato fijet, paska fol me FBI të diktojë Top Channel…”, është shprehur Murrizi ndërsa ka qenë i ftuar në Zona Zero.