Këtë të hënë ka kaluar për gjykim dosja në ngarkim të Hekuran Markut, ish-truprojës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. GJKKO ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar për Markun, ndërsa më 12 shtator, Prokuroria e Posaçme do të paraqesë konkluzionet e saj ku do të kërkojë dënimin e tij. Vetë Marku i pranishëm në seancë ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.
“Nuk kam asnjë lidhje me çfarë më akuzon Prokuroria e Posaçme. Kanë qenë të tjerë persona që kanë abuzuar me emrin tim”, i tha Marku togave të zeza të GJKKO-së.
128 vite burg ka kërkuar më herët SPAK për 8-të nga 35 të arrestuarit e operacionit të koduar “Shpirti”, ndërsa grupi akuzohet për “grup i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Aktiviteti i tyre zhvillohej në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, ku kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Agustin Deda, ndërsa gjykimi gjykimi për Markun u veçua, pasi u arrestua më vonë nga të tjerët, teksa është ekstraduar vetëm disa muaj më parë. Operacion lidhej me valën e kultivimit dhe trafikimit masiv të kanabisit në Shqipëri para zgjedhjeve të vitit 2017 ndërsa nxori zbuluar implikimin e mjaft segemtrneve të Policisë së Shtetit në aktivitetin kriminal të kultivimit dhe tregtimit të drogës.