Një ditë më parë Partia Socialiste çeli fushatën zgjedhore të 14 Majit në Tiranë, ku edhe mbolli 61 pemë, aq sa numri i kandidatëve bashkiakë.

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur ditën e sotme në Durrës, ku edhe ka mbajtur një takim edhe me bizneset. Edhe sot takimi është mbyllur, duke mbjellë pemë, ndërsa batutat nuk kanë munguar.

Ai i mori çantën drejtorësh e cila ishte pjesë e takimit, ndërsa kjo e fundit me një lopatë në dorë filloi procesin e punës duke mbjellë pemë.

“A doktoreshë! U rritën pagat doktoreshë! Tani ma jep çantën këtu dhe merr lopatën. Ja ashtu! Bravo,”-dëgjohet teksa thotë Edi Rama.