SPAK ka kërkuar burg përjetë për Ardjan Çapjan, në lidhje me vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir. Ervis Bardhi, i cili ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja mund të dënohet vetëm me gjashtë vite burg, pasi po merret si i penduari i drejtësisë.

SAK kërkon si më poshtë:

Florenc Capja 25 vjet

Olsi Leku burg përjetë

Ervis Bardhi 6 vjet

Klajdi Dokoli 20 vjet

Etien Cani 20 vjet

Kujtojmë se Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit të vitit 2021, ndërsa vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit. Një nga autorët kryesorë, Florenc Çapja është ende në kërkim, edhe pse ai u arrestua njëherë në Dubai.

Thuhet se Florenc Çapja shijon lirinë në Dubai dhe lidhjet e forta që ai ka krijuar kanë bërë që të mos ekstradohet në Shqipëri.