Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes që ka patur ditën e sotme me grupin parlamentar tha se opozita do të nisë aksionin kundër qeverisë.

Në fjalën e tij Berisha tha se PD dhe opozita do të nisin beteja kundër qeverisë që nuk janë parë kurrë në asnjë moment më parë. 

“E gjithë bota e kishte lajm kryesor se në Tiranë u mblodh Samiti por opozita ishte në këmbë për korrupsionin. E nxorrën opozitën fitimtare. E nxorrën më të motivuar se kurrë për betejat që i kemi para. Kanë 2 objektiva më të rëndësishme.

Rikthimin e të drejtës së votës së lirë. Të vështira dhe të realizueshme. Njëherë u çoj përshendetje të përzemërt të gjithë opozitarëve dhe i ftoj që të qëndrojmë në këmbë për beteja që vendi nuk i ka parë më parë. Atyre që përpiqen t’u japin betejave tona karakter frikësues i them që jeni skllevër të një regjimi që iu ka zhveshur nga çdo gjë.

Kjo betejë do të kthejë shqiptarët të lirë. Të zhdukë rrjetën e merimangës së patronazhistëve, të kthejë shtetin ligjor,”-tha Berisha.