Kolegji Zgjedhor ka vendosur ditën e sotme të rrëzojë ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës.
Bëjmë me dije se po sot u bë rinumërimi për 18 kutitë e bashkisë Kuçovë, proces që nisi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rivlerësim të votave dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki.
Pas përfundimit të rinumërimit, kandidatit të PS Kreshnik Hajdari iu hoqën 9 vota, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi iu hoqën 4 vota dhe kandidatit të PD zyrtare Kreshnik Hajdari iu hoqën 2 vota.