Teksa fliste për marrëveshjen për detin, Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të thumbojë sërish kundërshtarët e tij politikë.


Ai ironizoi ndaj Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, si autorët e vetëm të një marrëveshje që cënonte interesat kombëtare.


“Monika e skuq peshkun, se Meta, Berisha dhe Basha e kapin, janë autorët e një marrëveshje me firma e vula që është rrëzuar nga Kushtetuta si marrëveshje që cënon interesat kombëtare. Meta bën sikur s’kupton dhe hap panik sikur çfarë po ndodh.


Siç e qelbën këta detin, nuk mund ta qelbte asnjë qeveri shqiptare. E bënë nga paaftësia, a nga banaliteti i qeverisjes së tyre, nuk e di po këta duhet ta qepin në këtë pikë se janë dështakë në mbrojtjen e interesave kombëtare. Këta ta qepin gojën fare,” tha Rama.