
Deputeti Gazmend Bardhi ka folur ditën e sotme në lidhje me debatin që pati në Kuvend me Lulzim Bashën, e cila u kap edhe nga kamerat e Kuvendit.
Bardhi tha sot në “Breaking” nën moderimin e Fiori Dardhës, se nuk ishte aspak krenar për atë debat që ndodhi.
Ai u shpreh se fillimisht patën një përshëndetje normale, por më pas Basha kishte kryer një sjellje hipokrite.
A ju vjen keq që fituat Berishën dhe humbën Bashën?
“Kishte një sjellje teje hipokrite, nuk jam krenar për atë përplasje me Bashën. Nuk mbaj mend të kem thënë këtë gjë, “që të ngre zgupthi”. Ai tjetër sillet, tjetër thotë. Prandaj ai ishte më i qetë se unë. Më ka kërkuar një tjetër takim, por nuk kam patur mundësi ta takoj”, u shpreh Bardhi për “Breaking”.


