Detaje të reja kanë dalë nga vetëvrasja e Sokol Halilit, autori që i mori jetën ish-bashkëshortes së tij shtatzënë, Hamide Magashit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se Halili po fshihej në fshatin Davidovc të Shtimes, aty ku ndodhej dhe familja e tij. Ai është sinjalizuar nëpërmjet sinjalit të telefonit të tij, ndërsa në momentin kur policia ka shkuar për ta arrestuar, bashkë me të kanë qenë dhe familjarët.
Duke kundërshtuar të dorëzohej, Halili është mbyllur i vetëm në shtëpi duke refuzuar çdo komunikim me uniformat blu. Dhe pikërisht, për të mos rënë në dorë të tyre, ai ka qëlluar veten për vdekje. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Pra, Halili kishte vetëm një plumb, me të cilin vrau veten.
“Fsh. Davidoc, Shtime 02.12.2022 – 13:45. Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.