Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës në lidhje me çështjen “McGonigal”.
Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama ironizon duke e cilësuar opozitën të mjerë dhe të degraduar. Sipas tij, të gjitha denoncimet dhe akuzat e opozitës janë gënjeshtra dhe budallallëqe, teksa shton se asnjëherë nuk ka pasur një opozitë që e ka ndotur mjedisin publik më keq se tani.
“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur” – shkruan Rama në Twitter.
Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
— Edi Rama (@ediramaal) February 3, 2023