Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në Twitter ka çuditur, teksa ka bërë një kërkesë për Elon Musk dhe Mark Zuckemberg.
Meta, teksa ka shrehur hapur mbështetjen nga një statusi të mëparshëm të Berishës, iu ka kërkuar personaliteteve të rrjeteve sociale për të kufizuar kryeministrin Edi Rama me përdorimin e llogarive të tij.
Ndërkohë kujtojmë se më herët Berisha denoncoi Ramën se ka “shpikur një aplikacion që mat like dhe komentet e punonjësve të administratës, që i bëjnë qeverisë në rrjetet sociale” dhe kërkoi nga Zuckerberg që të ndalojë këtë praktikë abuzimi në rrjetet e tyre sociale.