Një ekip izraelitësh kanë manipuluar më shumë se 33 procese zgjedhjesh në mbarë botën duke përdorur hakerime, sabotime dhe dezinformata të automatizuara në mediat sociale është zbuluar në një hetim të publikuar së fundmi.
Njësia drejtohet nga Tal Hanan, një ish-operativ i forcave speciale izraelite, 50 vjeç, i cili tani punon privatisht duke përdorur pseudonimin “Jorge”.
Duket se ai ka punuar në heshtje me zgjedhjet në vende të ndryshme për më shumë se 2 dekada. Por duke qenë se kishin ndërhyrë edhe në zgjedhjet në Greqi, lindi dyshimi nëse ka pasur ndonjë ‘dorë’ edhe në Shqipëri. Ndaj dhe Dosja.al i ka dërguar një email gazetarëve që u morën me çështjen.
Stephanie Kirchgaessner ka kthyer përgjigje për Dosja.al dhe thotë: Përshëndetje, faleminderit për pyetjen tuaj. Për momentin nuk kemi asnjë informacion se Tal Hanan ka punuar edhe në Shqipëri.