I pranishëm në Forumin “The Economist”, ku u diskutua edhe rreth konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdhe, Rama tha se Shqipëria nuk është mes dy zjarresh.


Kreu i qeverisë shqiptare pranoi se Shqipëria ka një partneritet strategjik me Turqinë dhe Greqinë, por theksoi “nuk ndjej që vendi është mes dy zjarreve”.


Sipas Ramës, dialogu është e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje, duke theksuar se ka potencial që marrëdhënia greke-turke, të bëhet e dobishme për Europën.



“Ne jemi në partneritet strategjik me Turqinë dhe Greqinë, por nuk ndjej që Shqipëria është mes dy zjarreve. Ka absolutisht potencial në këtë marrëdhënie greke-turk që të bëhet një marrëdhënie që të jetë  e dobishme dhe për Europën sepse Turqia është kyçe për sigurinë e Europës dh Greqia për kufijtë e Europës”, tha Rama.