Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur ditën e sotme se hetimet për Ervis Martinajn janë të vonuara. Teksa dha detaje të reja nga kontrolli në banesën e tij në Surrel, Hoxha u shpreh se në shtëpi është gjetur një pasaportë me identiteti të rremë, por me foton e Martinajt.
Sipas Hoxhës duhet të hetohet mënyra si është marrë kjo pasaportë sepse edhe pse është e falsifikuar ajo ekziston në sistem.
“Është një veprim i cili vijoi operacionin që u bë në datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, që po ashtu ishte një veprim i vonuar. Janë procedura që duhet të ishin bërë më herët dhe po bëhen tani për të qenë në rregull me letra.
Këto banesa diheshin dhe nuk kishte pse të kaloheshin 5 muaj për tu kontrolluar.
Martinaj është shpallur në kërkim më 17 maj në kuadër të operacionit Plumbi i Artë. Nuk janë bastisur këto banesa.
Nga 17 maji deri në 9 gusht ka pasur 3 muaj kohë, që edhe nëse kishte diçka komprometuese ta hiqte.