Kontrolli pranë banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ka përfunduar.
Mësohet nga burimet e para për mediat se kanë qenë të pranishëm agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të ndihmuar nga Policia e Shtetit dhe në prani të mbrojtësve.
Burime bëjnë me dije paraprakisht se brenda në banesë nuk është gjetur dhe nuk është marrë gjë.
Megjithatë për kontrollet që janë duke u ushtruar, me urdhër të dhënë ditën e sotme, pritet edhe njoftimi zyrtar i autoriteteve.