Deputeti demokrat Saimir Koreshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka ritheksuar kërkesën për prezencën në seancë të kreut të qeverisë, Edi Rama. Ai tha se Edi Rama duhet të bëjë rolin e kryeministrit dhe të paraqitet përballë opozitës.

“Gjatë gjithë kohës keni luajtur pis me opozitën. Kjo shfaqje që vjen sot, vjen se keni mohuar të drejtën e 750 mijë opozitarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Duhet të vijë kryeministri të japë shpjegime mbi çështjeje McGonigal. I themi të vijë të bëjë kryeministrin dhe jo Koçin e Teta Ollgës…”, tha ai.

Pasi drejtuesja e Kuvendit i ka kërkuar që t’i përmbahet procedurës, ai nuk ia kurseu ironitë.

“Pse u mërzite ti? Unë i shkreti kam një orë që pres këtu… kur do vijë kryeministri? Kjo është çështja”, tha Koreshi.