Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit e cila po mbahet në Tiranë, të martën është paraqitur harta e Kosovës mbi të cilën është vendosur mbishkrimi “Serbia”.
Për këtë ka reaguar kryeministri Edi Rama në Twitter:
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!
Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftërash pa lidhje mes shqiptarësh!”.