Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Hekuran Markun, ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Marku u ekstradua nga Gjermania një muaj më parë, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Ai u arrestua nga SPAK së bashku me 31 anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në tali dhe anasjelltas. Emri i Markut doli në përgjimet e autoriteteve itliane së bashku me truprojën tjetër të Tahirit, Agustin Deda, i cili ende pritet të ekstradohet nga Franca.