Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në disa zona të vendit gjatë 24 orëve të fundit.

Mëngjesin e sotëm dhe gjatë orëve të mbrëmjes Lezha është shoqëruar me reshje të dendura shiu.

Si pasojë e reshjeve lagjja “Beslidhja” ka patur prezencë të lartë uji nga bllokimi i kanaleve të ujërave të zeza duke sjell problem në qarkullimin e automjeteve dhe dërgimin e fëmijëve për në shkollë.

Nga ana tjetër, në Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës për vitin 2023. Reshjet janë në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, ndërsa  ka edhe në afërsi të minierave të zones D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës.

Policia lokale u bën thirrje drejtueseve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë në raste nevoje pasi terreni është i vështirë.