Ish-e dashura e zyrtarit të FBI që trazoi Tiranën, Alison Guerrero, pranon se është paguar për intervistën kundër kryeministrit Edi Rama dhënë për mediat në Shqipëri.

“Thjesht që të jeni të qartë. Unë pranova që të jap intervistë sepse mediat shqiptare paguajnë, ato amerikane jo.

Unë kam fatura mjekësore, ligjore dhe ato të përditshme kështu që do të bëj intervista nëse paguhem sepse jam e dëshpëruar për para tani…

Pra, nëse ka një anëtar të medias që e lexon këtë, as mos u shqetësoni të më kontaktoni nëse nuk do të më paguani për një intervistë, sepse më duhet të kaloj kohën time duke punuar që të mund të paguaj faturat e mia!”, shkruan ajo.