Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar posterin e nxjerrë nga Belind Këlliçi për fushatën elektorale, ku kandidati i koalicionint “Bashkë Fitojmë”, shfaqej me dy gishtat e mesit lart.

Berisha deklaroi se ata që vjedhin qytetarët meritojnë më shumë se gishti, ndërsa i doli në mbrojtje Këlliçit për kritikat e ngritura ndaj tij, duke thënë se si i ri, ka imagjinatë.

“Ata që vjedhin qytetarët meritojnë jo gishtin por shumë herë më tepër. Sigurisht ata që vjedhin qytetarët meritojnë çdo formë diskreditimi, e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër.

Çdo njeri duhet të marrë parasysh që një i ri ka imagjinatën e vet. Ku e dini se çfarë mund tiu nxirrja unë atyre, e kanë pak atë”, tha ish-kryeministri.