Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Breaking”, analisti Genc Burimi ka folur në lidhje me pasurinë e deputetëve shqiptarë, dhe për nismën që premton Basha për veting, pas rikthimit në PD.

Burimi u shpreh se përderisa kjo nuk po bëhet nga insitucionet si SPAK, nga Basha është thjesht një tymnajë.

“Si do i zbulojnë se ku fshihen pasuritë e deputetëve, kur këta nuk gjejnë dot vendodhjen e Ahmetajt? Amerikanët duhet të bëjnë një ligj shumë të fortë, një kërcënim madhor ndaj Zvicrës, që Zvicra të hiqte atë sekret bankar dhe të dilnin emrat e amerikanëve, që fshihnin paratë atje…

Si mendon Basha se do kapë vetingun e politikanëve jashtë? E gjitha është një tymnajë, ku Basha thotë se ka disa propozime konkrete. Sot i bëj ftesë Bashës, nëse do të japë ai dorëheqjem nëse do të humbë dyfish, në zgjedhje dhe në parti?”,  tha Genc Burimi.