Një kufomë njeriu e dekompozuar u gjet pasditen e sotme nga dy banorë, në fshatin Kreshovë, Kolonjë.

Banorët e fshatit tregojnë se barinjtë që gjetën trupin nuk janë të zonës, ndërsa shtojnë se po të mos e kishin gjetur ata, nuk do e gjente asnjë, pasi është një zonë me terren të thyer malor dhe banorët e këtij fshati nuk e frekuentojnë atë zonë përveçse barinjve që shtegtojnë nga një fshat në tjetrin.

Sipas tyre, barinjtë janë nga Konispoli, ndërsa ata thonë se nuk janë në dijeni për ndonjë person të humbur në zonë.

Kujtojmë se trupi u gjet i dekompozuar në zonë kufiri, në malin e Kreshovës ndërsa policia ende nuk ka dyshime për rastin pasi duhet të bëjnë ekspertizën e trupit për të dalë në konkluzion.

Dyshimet hidhen vetëm në gjininë e viktimës, i cili paraprakisht i përket seksit mashkull ndërsa nga anë e tyre do të hetohet për të gjithë njerëzit e zhdukur nga ajo zonë e më gjerë.